Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një postimi në rrjetin social X sa i takon zjarreve që kanë përfshirë Greqinë.
Ai u shpreh se është e trishtë të shohësh vendin fqinj tek vuan vazhdimisht nga zjarret.
“Populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë,” – u shpreh Rama.