Tragjedi pa fund: Rritet bilanci në 26 numri i emigrantëve të djegur nga zjarri në pyll

Greqi

Tragjedi pa fund nga zjarri që djeg Evrosin dhe pyllin e Dadias. Sipas informacioneve të transmetuara nga SKAI, janë gjetur tetë persona të tjerë të karbonizuar, duke e rritur bilancin ne 26, të gjithë emigrantë.

Ky grup i dytë i viktimave është gjetur në afërsi të zonës së Lefkimmit, ndërsa më herët një grup prej tetëmbëdhjetë personash janë gjetur të djegur në zonën e Avadës. Kështu, nëse informacioni konfirmohet, numri i viktimave tashmë shkon në 26, pasi pak më parë përfaqësuesi i Zjarrfikësve, Yiannis Artophios, konfirmoi se 18 grumbuj të djegur janë gjetur në një vend tjetër, në jug të Avandës, raporton gazeta To Ethnos.