Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe eurokomisioneri Johannes Hahn kanë dalë në një konferencë për mediat, ku shpalosën para Komisionit të Jashtëm progres-raportin mbi vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mogherini dhe mandej Hahn konfirmuan zyrtarisht dhënien e rekomandimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë. “Vendimi për hapjen e negociatave është një inkurajim për këto vende për të vijuar reformat”, tha mes të tjera Mogherini, duke shtuar se ky proces do të ndiqet me vëmendje.
Deklaratat vijojnë pak orë para vizitës së Mogherini-t në Tiranë, ku shefja e Politikës së Jashtme pritet të mbajë një konferencë për media me kryeministrin Rama.
“Sot Kolegji miratoi paketën për zgjerimin. Në paketë në vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE-së në mënyrë të hollësishme. Politika e BE është një investim në paqe, stabilitet dhe begatinë e Evropës. Do të thosha disa fjalë për Ballkanin Perëndimor .Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën. Vendet duhet dhe do të sigurohen që reformat do të zbatohen në mënyrën e duhur. Jo sepse e kërkon Brukseli, por sepse e kërkojnë qytetarët”, tha Mogherini.