Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka sjellë edhe sanksionet e para nga Shqipëria.
Në lidhje me sportin, ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka ka thënë në konferencë pak minuta më parë se nuk do ketë asnjë përballje sportive me federatën ruse, derisa këta të fundit të ndalin pushtimin në Ukrainë.
Kështu, Shqipëria e futbollit nuk do mund të luajë me Rusinë për Nations League, me sfidën që është planifikuar për në qershor të këtij viti.
“Shqipëria nuk do marrë pjesë në asnjë përballje sportive me federatën ruse, deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës”, tha ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.