10 shqiptarë arrestohen çdo ditë nga rojet kufitare greke.

140

Greqi / Emigracioni i paligjshëm :   5.025 shqiptarë të arrestuar nga këta 1,712 në kufi në  6 muajt e 2019

Ky është numri i shqiptarëve të arrestuar në Greqi për hyrrje dhe qendrim të paligjshëm në vendin fqinje. Këto janë të dhënat zyrtare  në faqen e internetit të policisë që ka publikuar për 6 muajt e parë të 2019 lidhur me arrestimin e të huajve nga policia dhe roja bregdetare. Për këtë 6 muajt e pare të 2019, rojet kufitare greke kanë arrestuar 1.712 shqiptarë, por në krahasim me vitet e mëparshëm numri qendron i njëtë. Por…

Nga te dhenat e policisë greke del se 10 shqiptare në ditë janë arrestuar në kufi nga rojet greke, por për nga numri i të arrestuarve shqiptaret renditen në listë në vendin e dytë pas emigrantëve nga Avganistani me 7,310 të ndjekur nga sirianët me 4,234 të arrestuar.