Agjensia Franceze: Coronavirusi, 258,068 raste dhe 14.640 vdekje në Evropë

56

Të paktën 250,000 raste të coronavirusit janë diagnostikuar zyrtarisht në Evropë, më shumë se gjysma në Itali (74,386) dhe Spanjë (56,188), sipas një numërimi të Agjencisë Franceze në orën 13:00 .

Me të paktën 258.068 raste, nga të cilat 14.640 vdekje, Evropa është kontinenti më i prekur nga pandemia, para Azisë (100.937 raste, nga të cilat 3.636 vdekje), që nga  shpërthimi kryesor i infeksionit.

Megjithatë, numri i rasteve të diagnostikuara zyrtarisht, reflekton vetëm një pjesë të infeksioneve aktuale, pasi një numër i madh i vendeve testojnë vetëm ata që kanë nevojë për kujdes spitalor.