Anastasios kundër Patriarkanës të Moskës…!

65

Një ndjenjë negative, përshtypje delikate dhe debate të gjalla në sfond janë për shkak të pretendimit të Kishës së Shqipërisë që Patriarkana e Moskës ka ndryshuar…

Pak ditë më parë, Patriarkana e Moskës kishte publikuar
në faqen e saj disa ekstrakte të një letre nga Kryepiskopi Anastasi. Nga
përmbajtja, u konkludua se Kisha e Shqipërisë po dënonte lëvizjet e
Patriarkanës Ekumenike. Megjithatë, kjo nuk ishte e vërtetë, shkruajnë mediat
greke.

Kisha e Shqipërisë ka lëshuar dy letra në tërësinë e saj.
Sipas një njoftimi zyrtar të Kishës së Shqipërisë, pasi që ekstraktet e letrës
janë selektive, ato nuk i pasqyrojnë pikëpamjet e Kishës së Shqipërisë mbi
Ukrainën në tërësi, të cilat reflektohen në dy letra, e para në 10 tetor, një
vendim për autoqefalën dhe e dyta pas vendimit të Kishës Ruse për të ndaluar
shoqërinë eukaristike me Patriarkanën Ekumenike.

Në të dyja letrat, Kryepeshkopi Anastasios kritikon
lëvizjet e Patriarkanës në Moskë për të prerë bashkësinë me Konstandinopolin,
duke theksuar se keshtu nuk i shërbehet unitetit.

Patriarkana e Moskës përfundimisht jo vetëm që nuk
informon, por ka krijuar një mekanizëm të organizuar të propagandës të të
dhënave, në mënyrë që t’i shërbejë interesave të Rusisë me çdo kusht.