Arrestohen urgjentisht Tom Doshi dhe Mark Frroku

580

 

 

frroku dhe toma sotPa kaluar ende 24 orë nga heqja e imunitetit, janë arrestuar pak çaste më parë si njerëz me “rezikshmëri” të lartë deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Arrestimi i tyre është bërë në mënyrë “ekspres” nga Policia e Shtetit në kryeqytet. Kreu i PDK-së është arrestuar pak çaste më pare nga Policia e Shtetit, në një lokal në pronësi të familjes së tij, ndërsa Doshi është arrestuar në shtëpinë e tij. Arrestimi i dy deputetëve është bërë pas heqjes së imunitetit të tyre gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Me 80 vota pro për Doshin dhe 79 pro për Frrokun është miratuar me votat e mazhorancës heqja e imuniteteve, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.