BB: 45.5% e shqiptarëve në varfëri

671

Shqipëria rezulton vendi me shkallën më të lartë të varfërisë në ballkanin perëndimor.

Banka botërore në një raport për vitin 2016 vëren se gati gjysma e popullisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë së moderuar. Statistikisht sipas bankës botërore 45.5% e shqiptarëve jetojnë më me pak se 5 dollarë në ditë, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia janë në nivele shumë herë më të ulta të varfërisë, karahasuar me vendin tonë. Megjithatë shkalla e varfërisë ka shfaqur një tendencë të lehtë rënëse gjatë viteve të fundit, pavarësisht se mbetet mjaft e lartë. Sipas Bankës Botërore, shkalla e varfërisë ka zbritur me 1.7 pikë përqindje në tre vitet e fundit, nga niveli prej 47.2% ku qëndronte në vitin 2013. Rënia është edhe më e fortë nëse krahasimi bëhet me 2009, vit kur ky institucion evidentonte 60 përqind të familjeve shqiptare me të ardhura vetëm 5 dollarë për frymë në ditë, si pasojë e dy goditjeve të forta që morën buxhetet e familjarëve nga kriza e çmimeve të larta në vitin 2008 dhe më pas kriza globale. Por përmirësimi i rritjes ekonomike po ashtu dhe treguesi i punësimit duket se ka dhënë disa efekte të vogla në uljen e shkallës së varfërisë.

Shkalla e varfërisë 2016:

(burimi BB): Shqipëri 45.5 %, Maqedoni 30.7%, Mali i zi 12.8%, Serbi 13.6%