GREQI: 21.4 MILIONË EURO MBËSHTETJE FAMILJEVE PËR FATURAT E ENERGJISË ELEKTRIKE VAZHDOJNË EDHE NË SHTATOR

Ekonomi

Ministria e Mjedisit dhe Energjisë njoftoi sot vazhdimin e masave mbështetëse për faturat e energjisë elektrike edhe muajin e ardhshëm.

Konkretisht, për muajin shtator, subvencionet për energjinë elektrike në tarifat familjare dhe për të gjitha shërbimet kryesore dhe jo të banimit, pa kritere të ardhurash dhe pavarësisht ofruesit, janë strukturuar si më poshtë:

Për konsumet mujore deri në 500 kWh, subvencioni rritet në krahasim me muajin paraardhës dhe arrin në 15 euro/MWh. Kjo kategori zë 90% të familjeve në Greqi.

Të njëjtën mbështetje do ta marrin edhe ata me konsum mujor mbi 500 kWh, me kusht që të ulin konsumin mesatar ditor të energjisë me 15%, krahasuar me vitin e kaluar.

Për familjet e përfshira në Tarifën Sociale Familjare (COT), ndihma është 50 euro/MWh për konsumin total dhe thith 100% të kostos së rritur.

Gjithashtu, për fermerët, pavarësisht nivelit të furnizimit me energji dhe tensionit, mbështetja rritet në krahasim me muajin e kaluar dhe arrin në 15 Euro/MWh, për të gjithë konsumin mujor.

Shumat e subvencionit zbriten nga tarifat e energjisë elektrike të shpallura nga furnizuesit javën e kaluar. Vlera e mbështetjes së energjisë elektrike për ekonomitë familjare dhe fermerët, në muajin shtator, kalon gjithsej 21.4 milionë euro.

Informacioni:PROTO THEMA