Brazil / Dënimi i ri për korrupsion me 13 vjet burg për ish-presidentin Lula da Silva

72

Gjykata në Brazil dënoi ish-presidentin e vendit Luis Inasi Lula da Silva për 12 vjet e 11 muaj burg për korrupsion.

73-vjeçarI Lula po vuan dënimin prej 12 vjet burg që nga prilli për përfshirjen në skandalin e korrupsionit i njohur “Larje makinash”. Dënimi i ri i Lulës ka të bëjë me punën e rinovimit të financuar nga një kompani e përfshirë në skandalin, që u bë në emër të ish presidentit në një vendbanim rural në Atibaia në Sao Paulos. Këto veprime thuhet se kanë ndodhur në këmbim të kontratave me kompaninë shtetërore Petrobras State Oil Company. Sipas studiuesve, shuma e rinovimit ishte rreth 237,000 euro.

Megjithatë, ish-presdenti Lula dhe avokati i tij thanë se kjo banesë nuk është në pronësi të ish presidentit brazilian, por nga një mik i tij, Fernando Bitar. Por gjykatësi Gabriela Hardd këmbënguli që Lula shkonte në atë shtëpi më shpesh sesa pronari i tij dhe ishte ai që kërkoi rinovimin.

Lula hedh poshtë akuzat dhe deklaron i pafajshëm, ndërsa avokati i tij theksoi se ai do të apelojë kundër dënimit të tij të ri. Ish presidenti brazilian (2003-2010) ankohet se akuzat kundër tij janë politikisht të motivuara dhe kanë për qëllim parandalimin e tij nga riemërimi i presidencës.