Brexit, May: Shtetasit e BE-së nuk do të largohen menjëherë nga Britania

487

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka deklaruar gjatë mbrëmjes së djeshme se shtetasit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nuk do të largohen në mënyrë të menjëhershme nga Mbretëria e Bashkuar.

Kjo deklaratë e May është pritur shumë mirë nga liderët e unionit, ku kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka vlerësuar propozimet e May si diçka pozitive dhe që paraqisnin një “fillim të mirë” të negociatave për daljen e Britanisë nga BE. Sipas propozimit të zonjës May, shtetasit e BE-së me leje të rregullt të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të kërkohet që të largohen dhe do tu ofrohet mundësi për rregullimin e situatës së tyre pas Brexit, kanë thënë zyrtarët.