Greqi / Ambasadori amerikan : Tani është koha për të vepruar për të mbrojtur planetin

Bota

“Koha për të vepruar është tani: të mbrojmë planetin tonë dhe të ruajmë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore për brezat e ardhshëm”, tha ambasadori amerikan George Tsunis në mesazhin e tij, me rastin e vizitës së të dërguarit special të administratës së Bidenit për klimën, John Kerry në. Athinë.

“Greqia është një lider i natyrshëm në të gjitha frontet, përfshirë transportin detar, ku mund të udhëheqë tranzicionin e gjelbër. Së bashku, nuk ka kufi për atë që vendet tona mund të arrijnë”, shton ai.