Do të na mungosh vëllai ynë Met Metani

3367

Është ndarë nga jeta vëllai dhe miku ynë Met Metani.

Njeriu më aktiv në emigracion si dhe ish kryetari i Shoqatës Vëllazërimi. Me Metin u njohëm në protesta antiraciste në fillim të viteve 1998, por jeta e tij në moshën 63-vjeçare është ndërprere papritmas nga një pushim të zemrës.

Emigracioni shqiptar humbet një nga aktivistët më shëmbullor, humbet njeriun e saj më të dashur.

Ishte një njeri aktiv në emigracion, të cilin e gjeje kudo në aktivitete të ndryshme. Kontributi i tij në emigracion ka qenë shumë i madh duke filluar që nga protestat në mbështjetje të vëllezërve tanë kosovar, në protesta antiraciste, në aktivitete të tjera kulturore, si në atë të mësimit të gjuhës shqipe të fëmijëve tanë etj.

 

Me ndarrjen nga jeta, familja humbi njeriun e saj më të dashur, ndërsa emigracioni njeriun më shëmbullor dhe më aktiv. Do të na mungosh shumë miku ynë Met, u prehsh në paqe…