Durrës, policia gjen 113 kilogramë drogë, gati për tu transportuar

487

Roja Bregdetare e Durrësit, Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, gjatë një kontrolli të rastësishëm në afërsi të Kepit të Rodonit, kanë gjetur një sasi prej 113 kilogramësh kanabis.

Bëhet e ditur se sasia e kanabisit prej 113 kilogramësh ishte e mbështjellë dhe kishte mbishkrime të ndryshme mbi paketim, që mund të jenë përdorur nga trafikantët si kode me qëllim që transportuesit e drogës të mund të gjenin “pakon” që ishte për ta.

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda në  bashkëpunim me grupin hetimor është duke vazhduar hetimet për të zbuluar personat e përfshirë në këtë aktivitet si dhe origjinën e lëndës narkotike.

Materialet për këtë rast i janë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.