Adoleshentja humb jetën në spital, anestezisti tenton vetëvrasj

881

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në një spital privat në kryeqytet. Bëhet e ditur se një adoleshente nga Tirana me iniciale B. P., humbi jetën gjatë operacionit rreth orës 01:00.

16-vjeçarja ishte shtruar në spital pas një dëmtimi në këmbë gjatë orës së fizkulturës në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”. Ndërhyrja kirurgjikale është kryer nga dy mjekë të huaj.

Edhe pse operacioni konsiderohej i lehtë, vajza ka dalë nga salla pa shenja jete. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes, por burime paraprake nga policia thonë se anestezia mund t’i ketë dhënë goditjen fatale, pasi është hedhur më shumë nga sasia e nevojshme.

Pas kësaj ngjarje, familjarët e vajzës kanë zhvilluar debate të ashpra me mjekun anestezist, i cili në gjendje të rëndë psikologjike ka tentuar t’i japë fund jetës.

Mësohet se bëhet fjalë për 53- vjeçarin me inicialet T. Zh., i cili injektoi lëndë anestezike në trup dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa është sekuestruar kartela mjekësore e 16-vjeçares që humbi jetën.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: