Festa e Pashkëve, shtatë mijë emigrantë kthehen nga Greqia

42

Është rritur në doganën e Kapshticës, fluksi i emigrantëve që kthehen në atdhe për Pashkë. Mësohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë nga Greqia rreth 7338 persona.

Ndërkohë i lartë raportohet të jetë edhe numri i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Greqisë. Sipas burimeve te policisë kufitare, të paktën 4782 qytetarë kanë dalë nga territori ynë në 24 orët e fundit. Situata në dogane është e qetë dhe nuk raportohen rradhë apo edhe vonesa.

Punohet me shtatë sportele për të përballuar fluksin, të cilët alternohen në varësi te ngarkesës së punës.