“Fryn veri në qeveri, Edi Rama është në zi”, kryeministri replikon me komentuesin

256

Megjithëse vendi ndodhet në një krizë politike e cila ende nuk ka marrë një zgjidhje, kryeministri Edi Rama gjen kohë për të replikuar e shkëmbyer batuta me komentuesin.

Njëri prej komentuesve e ka “thumbuar” kreun e qeverisë duke i postuar një vjershë që vijon si më poshtë:

Fryn veri moj fryn veri
Fryn veri ne qeveri (2 her)

Është në zi moj është në zi
Edi Rama është në zi
Seç ka frik moj seç ka frik
ka frik mos ja dredh Iliri (1her)

Iliri moj Iliri
Iliri me LSI
vendimtar moj vendimtar
vendimtar në Shqipëri

ka 8 vjet moj ka 8 vjet
ka 8 vjet ne qeveri
si me Ed moj si me Ed
si me Ed dhe me Sali

Në replikën e tij, Rama i përgjigjet: “Kushedi si e ka muzikën kjo kënga”, shoqëruar me një fytyrë emoji të qeshur. /E.SH/