Zhang Gaoli: Shqipëria, pozicion strategjik në rajon

875

Kryeministri Edi Rama pret Zëvendëskryeministrin e Parë të Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli

Shqipëria dhe Kina kanë marrëdhënie të shkëlqyera ndërshtetërore. Kjo klimë pozitive do të  shndërrohet në gjenerator të nxitjes së më shumë bashkëpunimeve ekonomike dhe investimeve kineze në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama priti sot delegacionin kinez, të kryesuar nga Zëvendëskryeministri i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli, njëkohësisht Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Zëvendëskryeministri i Kinës shprehu urime për punën e kryer në këto vite dhe në reformat e ndërmarra. Pala kineze theksoi se pozicioni i Shqipërisë në rajon është strategjik dhe se e shohin të nevojshme rritjen e mekanizmave të bashkëpunimit ekonomik për të nxitur investimet private. Aktualisht, Kina ka disa iniciativa bashkëpunimi në rajon, ku Shqipëria është pjesë, si platforma CEEC  apo “Një brez, një rrugë”. Hapësira e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve mund të zgjerohet edhe në kuadër të këtyre nismave.

Palët vendosën në parim mbajtjen e një tjetër takimi pas dy muajsh në Kinë, për të parë ecurinë e Komisionit me projekte konkrete për bashkëpunim midis dy shteteve. 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: