“Jepjani Çezarit atë që është e Çezarit”: Çfarë zbuloi sekuestro e ‘inceneratorit’ të Tiranës

Kryesore Politika

Nga raporti hetimor, rezultojnë 5 fakte e konkluzione logjike, që janë prova të pastra, se Arben Ahmetaj është shpallur me “Urdhër arresti” për landfillin e Tiranës, kur nuk është pjesë e grupit qeveritar që ka realizuar aferën.

PROVA E PARË/ Sipas KLSH e sipas vetë raportit të SPAK, Arben Ahmetaj e ka refuzuar projektin, procedurën, praktikën, koston dhe nisjen e procesit koncensionar të landfillit, duke mos dhënë as dakortësi paraprake, as në parim e as për finalizim të tij.

PROVA E DYTË/ Pas 4 refuzimeve shteruese e bllokimit të procesit me shkresa zyrtare nga ish-Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama, nëpërmjet sekretarit Engjëll Agaçi, avancoi procedurën e landfillit të Tiranës me diktat e në shkelje të ligjit.

PROVA E TRETË/ Në dosjen e SPAK për urdhër arrestimin e Arben Ahmetajt, mungon konstatimi i KLSH, që procedura për landfillin e Tiranës është vazhduar me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe është realizuar nga Engjëll Agaçi, Lefter Koka e Erjon Veliaj, ndërkohë që Ahmetaj e kishte bllokuar si anti-ekonomike.

PROVA E KATËRT/ Kontrata është firmosur më 31 gusht 2017, kur për shkak të marrëveshjes PS-PD të 17 majit, Arben Ahmetaj nuk ishte Ministër Financash prej 4 muajsh.

PROVA E PESTË/ Precedura e transferimit të fondit të emergjencës te Ministria e Mjedisit për landfillin e Tiranës, është kryer në korrik 2017; ndërsa efekti financiar i zbatimit të kontratës te Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, ka filluar ditën e nënshkrimit të kontratës, kur firmën dhe vulën si Ministër Financash të Shqipërisë, e kishte ministrja përfaqësuese e PD në qeverinë “Rama 2”.

Ahmetaj mund të kritikohet për ndonjë gabim ortografik në përgjigjet refuzuese që i ktheu Agaçit, Kokës e Veliajt, por duhet vlerësuar për zbatimin e ligjit dhe duhet liruar nga akuza.

Ndërsa në moralin e drejtësisë së re dhe me logjikën e zbatimit të së drejtës penale, nuk është turp ndjesa dhe tërheqja e SPAK, nga akuza për landfillin, sepse vetë e ka pranuar që Ahmetaj ishte kundër landfillit, madje ai e bllokoi dhe nuk ishte pjesë e grupit Qeveri-Bashki Tiranë, që gatuan dhe finalizuan kontratën./Pamfleti