Gjermani: Një milion stacione karikimi elektrik të makinave deri në vitin 2030

Rajoni

Gjermania duhet të sigurojë një milion stacione karikimi për veturat elektrike deri në vitin 2030, tha kancelarja Angela Merkel të Dielën në një mesazh video drejtuar prodhuesve te automjeteve.

“Qëllimi i këtij takimi është se si të përshpejtohet kalimi në makina elektrike me emetim të ulët të shkarkimeve në ndotjen e atmosferës.Për këtë qëllim ne duam të krijojmë një milion stacione karikimi deri në vitin 2030 dhe industria duhet të përfshihet në këtë përpjekje. Sot, Gjermania ka vetëm 20,000 stacione të karikimit publik. Industria gjermane e automobilave është në një kohë shumë të kërkuar, e cila duhet të shoqërohet nga përfshirja aktive e politikëbërësve ”. tha Merkel.