Greqi / Cdo vit qindra vdekje nga mbytja ne det

44

Simbas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (HCDCP),  per gjysmën e parë të vitit 2018,  vdiqën nga mbytja 70 persona, ndërsa është indikative që në vetëm 50 ditë, nga 1 qershor deri më 20 korrik, u mbyten mesatarisht 2 persona në ditë .

Sipas HCDCP, shumica e viktimave janë mbytur dhjetë metra nga bregu, ndërsa orët më të rrezikshme janë mesditë, ndoshta për shkak të ushqimit dhe alkoolit. Më të rrezikuarit nga aksidentet detare janë burra, pasi raporti i tyre ndaj grave që vdesin nga mbytja është 3 me 1. Grupmosha me shkallën më të lartë të vdekshmërisë janë meshkujt midis moshës 20 dhe 24 vjeç.

Sipas të dhënave më të fundit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (HCDCP), më shumë se 400 njerëz vdesin çdo vit nga mbytja në detet greke.