Greqi / Mbaheshin tre javë në qeli. Pas publikimit në FAX NEWS gjenden dy adoleshentët e zhdukur

160

Pas publikimit në FAX NEWS për zhdukjen e dy adoleshenteve 19 vjeçarë, Halit Laka dhe Arbert Veliaj, policia e Selanikut ka lejuar më në fund që dy fëmijët të komunikojnë me familjet e tyre. Një komunikim që behet pas tre javësh qendrimit të tyre ne qelite e paraburgimit në Selanik. Adoleshentët kishin tre jave qe qendronin ne qelite e paraburgimit duke mos i lejuar qe keta te komunikonin me familjete e tyre, pasi keta akuzoheshin per qendrim te paligjshëm. Te dy punonin prej tre muajsh në bujqësi kryesisht ne pastrimin në ullishte. Por tre javë më parë ata u ndaluan dhe u burgosën në komisariatin e policisë në Selanik.

Janë të afërmit e një prej të ndaluarve të Halit Lakës që konfirmojnë se dje në drekë pas publikimit të emrave nga FAX NEWS të dy adoleshentëve policia ka lejuar që Halit Laka të flasë me motrën e tij, duke i thënë se do ta kthejnë pas tre ditësh…

Por pyetja shtrohet:

  • Përse policia nuk ka venë në dijeni ambasadën shqiptare në Athinë?
  • Përse policia nuk i është përgjigjur kërkesës së Konsullatës së Selanikut pas dy kerkesave të bëra nga kjo konsullatë?

Cili do të jetë qendrimi i shtetit shqiptar për këto raste kur shqiptarët ndalohen për hyrrje të paligjshme dhe ambasada jonë nuk njoftohet?

Një falenderim për punonjësin e policisë Renaldo Ndoni dhe për Andi Likaj për gadishmërinë që treguan