Greqi: Program sterilizimi për mushkonjat aziatike “Tiger”

89

Bashkia e Markopoulos ka filluar nga puna me anen e  një metode të re ndaj mushkonjave, sidomos të specieve të rrezikshme Aedes albopictus (mushkonjë aziatike tigër), e cila është përgjegjëse për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme si “tikungungounia” “zika”dhe “ethet e dengut”, qe deri me tani kane gjetur vdekjen 21 njerez.

Kontrolli i popullsisë së mushkonjave aziatike është tentuar përmes një metode prioritare, e cila fillimisht përfshin sterilizimin me makineri të posaçme me bazë mushkonja mashkull duke përdorur Sniperi Sterile Insect (SIT) dhe pastaj lirimin e tyre në mjedis. Pra, kur mushkonjat maeshkuj sterile kur te bashkohen me femra ata nuk do t’i fekondojne ata dhe popullsia e tyre gradualisht do te bjere.

Programi i cili është testuar në vende të tjera, po zbatohet nga Instituti Fitopatologjik Benakio, në bashkëpunim me Universitetin e Thesalisë (Laboratori i Intemalit dhe Zoologjisë së Aplikuar), mbështetur nga Komisioni Grek i Energjisë Atomike (GAEC). Financimi i programit “Zhvillimi i Programeve të Kontrollit Genetik mbi Mushkonjat Invasive Aedes në Rajonin Evropian” është duke u zhvilluar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Teknik, siç njoftohet nga GAEC.