Greqi / Refugjatët largohen, shqiptarët dëbohen !

181

Një total prej 16,003 azilkërkuesish u larguan nga vendi me ndihmën e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, nga keta 6.212 ishin shqiptarë, raporton Focus News.al.

Ndërsa emigrantët mbërrijnë në ishujt grekë për disa javë, nga njëra anë mijëra emigrantë të tjerë ikën vullnetarisht nga Greqia për t’u kthyer në vendin e tyre, por me një ndryshim se emigrantët shqiptarë nga Greqia nuk janë larguar vullnetarisht por janë dëbuar nga policia vendase për mungese rinovimi te lejeve të qendrimit e për arsye të tjera. Në Greqi rreth 40% e emigranteve dhe refugjatëve janë ilegalë, sipas burimeve zyrtare te Ministrise se Rendit te Greqise.

Të dhënat nga policia greke, publikuar në faqen e saj në internet del se një total prej 16,003 azilkërkuesish janë larguar nga vendi me ndihmën e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin. Shumica ishin nga Shqipëria, Pakistani, Bangladeshi, Afganistani, si dhe nga vendet e Afrikës së Veriut, Një zëdhënës i autoriteteve të sigurisë greke tha se këta njerëz e kuptuan se nuk kanë asnjë shans për të dhënë azil nga BE. Gjate periudhës janar-nëndor janë dëbuar 6.212 shqiptar.

Shqiptarë të dëbuar në 5-së  vitet e fundit

2014 u dëbuan 9.626,

2015                 9.667

2016                10.324

2017                11.163

2018 ( janar-nendor jane dëbuar 6.212)