Greqi/ Shqiptari që akuzohet për vrasje edhe për 69 vjedhje (Foto)

85

Përfshirja e tij në shumë vjedhje para vrasjes sëbiznesmenit në Kifissia u zbulua pas një hetimi policor prej disa muajsh, publikon sot gazeta greke “Proto Thema”

Akuzohet si kreu i nje grupi të huaj të cilët kishin kryer 69 vjedhje në shtëpitë e 12 prefekturave të ndryshme nga nëntori 2017 deri në prill 2018. Nga pesë anëtarët e saj, katër po mbahen në burgjet greke, ndërsa i pesti është në burg në Belgjikë i akuzuar për vrasjen e  biznesmenit Alexandros Stamatiadis!

40-vjeçari Elvis Gjergji u arrestua nga Interpoli pasi u zbulua të ishte një nga ata që kishin qëlluar 55-vjeçarin në shtëpinë së tij në Kifissia të hënën në mëngjes më 2 prill 2018 .

Përfshirja e tij në grupin e vjedhësve para vrasjes në Kifissia u zbulua pas një hetimi afatgjatë nga oficerët e sigurisë të Sigurisë së Katerinës që zbuluan veprimin e tij.

Sipas gazetes “Proto Thema”  ai bashkë me tre bashkëpunëtorët e tjerë, kryen edhe 62 vjedhje shtëpie në zona të ndryshme, përkatësisht 16 në Fthiotida, 16 në Laconia, nëntë në Magnesia, nëntë në Aitoloakarnani, shtatë në Argolida dhe një në Arkadia, Viotia, Karditsa, Larissa dhe Fokida.

Në të gjitha rastet, autorët kanë vjedhur sende stoli, elektronikë, vlera e përgjithshme e të cilave është vlerësuar në 328,700 euro, ndërsa vodhën dy automjete që u gjetën, një armë gjahu dhe një pistoletë shërbimi nga shtëpia e një oficeri të policisë.