Greqi/ 500 emigrantë shqiptarë mbi një muaj në pritje të pasaportave

Aktualitet

Mbi një muaj në pritje, përse…?

Pasporta të cilat duhet të kishin ardhur para dyjavësh, por edhe pse ka kaluar mbi një muaj shqiptartarët janë në pritje të tyre. Pas vjedhje së 100 pasaportave brenda në makinën diplomatike në Athinë së 13 shkurtit, tashmë asgjë nuk funksionon si më parë ku pasaportat merreshin pas dy javesh. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur vonesa të tilla pasi dikur punohej, ndërsa sot. Por…

Askush nuk po mban përgjegjësi për këtë vonesë në një kohë të Pashkës, ku jo pak po rreth 500 shqiptarë janë në pritje. Luksi i shfrenuar brenda ambasadës, ndrrimi i personelit sipas deshirave te kreut te kesaj përfaqësie, mos serioziteti në punë se dikush duhet të merret me këto pasaporta ka sjellur këtë gjendje.

Por me sa duket mënyra e zgjidhjes se si duhet të vijnë pasaporta që nga ngjarrja e 13 shkurtit, ka çuar në ngërçin e këtij problemi. Por…

Aq e veshtirë eshtë për të zbatuar ligjin dhe për ti sjellur ato nga Shqipëria? Shtet ku je emigrantët kërkojnë pasaportat …!?