Greqi: Vjen i nxehti i madh me temperatura mbi 42 gradë

Greqi

Një valë e re e nxehtësisë do të prekë Greqinë me masat e ajrit të nxehtë nga Afrika, e cila do të qendrojë nga e diela deri të mërkurën, sipas shërbimit meteorologjik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Një rënie e ndjeshme në temperatura pritet nga e enjtja në 11/07/2019. Temperaturat maksimale deri të martën do të arrijnë deri në 40 gradë, ndërsa dita më e ngrohtë pritet të jetë e mërkurë me temperaturat maksimale në Thesalia ku mund të kalojnë në 42 gradë Celsius.

Temperatura në qendër të Athinës do të jetë nga 27 në 39 gradë. Temperatura në qendër të qytetit do të shkojë nga 26 në 36 gradë, por periferitë e qendrës do të arrijnë 37 në 38 gradë Celsius.