Janinë/ Arrestohet kreu i grupit më të dhunshëm shqiptar

222

Policia greke ka arrestuar kreun e gupit me brutal, të cilët më dhunë vidhnin shtëpitë dhe dhunonin deri ne vdekje të moshuarit. Grupi kryente vjedhje në rajonin kufitar të Pogonit të Janinës.

Në krye të bandës së pamëshirshme ishte një 25-vjeçar si dhe tre bashkëatdhetar ku u arrestuan pas një urdheri arresti nga hetuesi penal i Janinës, pas një identifikimi nga ekspertet e Departamentit të Krimit të Epirit. 25-vjeçari sipas mediave vendase eshte arrestuar te dielën e Pashkëve pas një operacioni të papritur te nje ekipi te sigurise .

Grupi vidhte shtëpitë e viktimave  duke thyer dyert ose dritaret e ballkonit, zakonisht me fytyra të mbuluara, duke i kërcënuar me thika dhe armë gjahu, duke i rrahur ata pa mëshirë me shkopinj prej druri, duke i plagosur dhe i lidhnin e më pas kryenin vjedhjet kryesisht pajisje elektrike dhe para.
Në një nga grabitjet që kryen në ditët e fundit të prillit 2017 në Kerasovë, viktima e tyre ishte 90-vjeçar nga e cili morën 750 euro, si dhe e rrahen deri sa vdiq disa kohë më pas. Te njetën fat ka patur edhe nje muaj më pas edhe një 100-vjeçare me banim në Liqenin e Pogonit si dhe tre raste te tjera.

Në kurriz të anëtarëve të grupit rendon akuza, pjesëmarrje në një organizatë kriminale, grabitje me dhunë dhe me mizori të posaçme, grabitje kundër bashkëpunimit dhe konfrontimit, vjedhje të dukshme, posedim ilegal të armëve dhe hyrje ilegale sipas rastit. 25-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Drejtësisë Penale në Janinë, ndërsa hetimet vazhdojnë të kapin bashkëpunëtorët e tij dhe të pastrojnë veprimet e tyre.