Greqi, 34% duan të ndryshojnë punën, 76% thonë se ekonomia do të përkeqësohet në 2017

1117

Një studim të fundit në Greqi nga “Randstad” për tremujorin e katërt të vitit 2016.

Katër nga dhjetë kanë frikë se do të pushohen nga puna në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa vetëm 19% e punëtorëve mendojnë se situata ekonomike në vend do të përmirësohet këtë vit. Këto detaje në lidhje me tregun grek të punës kanë dalë nga një studim të fundit nga Randstad për tremujorin e katërt të vitit 2016.

Simbas studimit, një në tre grekë (34%) dëshirojnë të ndryshojnë vendin e punës, ndërsa për moshën 25-34 vjeç, arrin në 42%, gjithasht  39% e grave janë në kërkim të një pune, ndërsa për burrat kjo përqindje ka arritur 32%.

–  76% e të anketuarve grekë presin që gjendja ekonomike në Greqi do të përkeqësohet në vitin 2017. Vetëm 43% e të anketuarve thanë se punëdhënësi i tyre ka pasur performancë më të mirë financiare në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015, ndërsa vetëm 45% presin performancë më të mirë ekonomike në vitin 2017.