Kapshticë, kapet 35 vjeçari i shpallur në kërkim

137

Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Kapshticë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se është arrestuar K. B, 35 vjeç, banues në Shkodër, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Shkodrës me burg për dhunë në familje dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Ndërkohë në lidhje me të riun veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.