Rama “braktis” Rroshin!

Aktualitet

rama-roshi ne focus-2Focus News /  Rama është dorëzuar dhe më në fund duke braktisur kreun e bashkisë në Kavajë, me  justifikimn se, respektojmë ligjin, s’mbrojmë askënd. Duheshin të kalonin ditë qe kryeministri shqiptar të kuptonte se nuk mund të mbrohej më një njeri i tillë…

“Gjithkush që ka një dënim gjykate me heqje lirie, nuk e ka dot mbështetjen e Partisë Socialiste për të kandiduar për çfarëdoqoftë apo qëndruar në një detyrë publike që ka. Fakti në këtë rast që Elvis Rroshi nuk e ka vuajtur asnjë ditë dënimin sepse ka qenë në moshë të mitur, nuk mund të ndryshojë gjë. Kur e kemi zgjedhur Elvis Rroshin si kandidat për Kavajën, kemi marrë si për të gjithë dëshminë e penalitetit, e cila ka rezultuar e bardhë”.

Kështu shkruan ndër të tjera në reagimin e parë pas dorëheqjes së Elvis Rroshit, Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri shton se rikandidimin e Rroshit e kanë mbështetur duke sqaruar të gjitha akuzat e bëra ndaj tij dhe asnjëra nuk ka qenë e provuar, deri më sot nga institucionet e drejtësisë, jashtë dhe brenda vendit.

“Por fatkeqësisht sot, një verifikim i thelluar ka nxjerrë në dritë një fakt deri tani krejt të panjohur dhe të papërfolur ndonjëherë për Elvis Rroshin, për të cilin nuk është lënë gënjeshtër pa treguar. Elvis Rroshi është dënuar në moshë të mitur në Itali nga gjykata e të miturve! Jam i keqardhur, por aspak i lëkundur në bindjen time se kur hyn në mes një problem me drejtësinë, vendimmarrja s’ka si të ketë më asnjë ngjyrë tjetër përveçse bardhezi”, shkruan ai në reagimin e shpërndarë nga Kryeministria.