Kishte kryer vrasje më 2015, arrestohet shqiptari 40-vjeçar

Greqi

Greqi/ Një shqiptar 40-vjeçar u arrestua për vrasje që kishte kryer pesë vjet më parë në Plagiari, Selanik gjatë një vjedhje me dhunë.

I arrestuari, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, kishin torturuar për vdekje një 85-vjeçar vendas për t’u thënë atyre ku i fshihte paratë e tij.

Ai ishte në pritje të urdhërit të arrestit nga autoritete vendore të Selanikut, ku identifikua si një nga autorët e vrasjeve dhe grabitjeve të 85-vjeçarit, më 15 gusht 2015. Rasti kishte tronditur komunitetin lokal, si dhe tërë vendin, pasi të moshuarit ishin torturuar për vdekje nga dy autorët. Brenda shtëpisë ishte edhe motra e moshuar e sëmurë rëndë e viktimës, autorët e së cilët nuk ishin në dijeni të pranisë së saj.