Koronavirusi/ Kryeministri Rama jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët e bllokuar në Greqi

374

Më në fund kryeministri ka kthyer kokën nga shqiptarët që ndodhen në Greqi, duke i qetësuar se nuk do te ketë penalizime, edhe pse sot janë penalizuar në kufirin greko-shqiptar.

Kryeministri Rama njofton se shteti grek nuk do të penalizojë shqiptarët që e kanë kaluar lejen 90 ditore pasi do të konsiderohet si shkelje e pavullnetshme e afatit si pasojë e mbylljes së kufirit.

“MIQ QË JENI NË GREQI ME LEJE 90 DITORE! QEVERIA GREKE NUK DO T’JU PENALIZOJË PËR SHKELJE TË PAVULLNETSHME TË AFATIT SI PASOJË E MBYLLJES SË KUFIRIT!

KUFIRI ËSHTË I MBYLLUR PRANDAJ QËNDRONI PA LËVIZUR, MBRONI VETEN DHE FAMILJET TUAJA”, shkruan Rama.