Kryetari i Voriepiriotëve Karathanos në ANT1: Kërcënimet ndaj Memorialit Katsifa nuk na trembin… Çdo gjë do të shkojë me qetësi

Aktualitet

Sot në mëngjes Babis Karathanos ka dhënë një interviste lidhur me përkujtimoren Kacifas në televizionin grek Antena tha se:

“Ka pasur kercenime ndaj meje ashtu edhe ndaj drejtuesve te minoritetit ku jetojnë atje dhe këtu, nuk na tremb kjo. Do jemi prezencë për të nderuar përvjetorin e heroit tonë Kostandinos Kacifas dhe besoj se të gjitha gjerat do te shkojnë mire dhe me qetësi. Ashtu siç kemi thënë ne nuk kemi asgjë te keqe me popullin shqiptar, por ne kemi probleme me qeverinë shqiptare”

I pyetur nga televizioni Antena lidhur me ngjarrjet e një viti më parë ku dhe ishit ndaluar nga policia shqiptare, kreu i shoqatave të Voriepirioteve Z Babis Karathanos midis te tjerave tha se : Me këto sjellje duhet të dijë Rama se nuk ka asnjë shanc që të futet në Bashkimin Evropian. Çfarë themi ne. Ne do të shkojmë atje dhe do të jemi pranë familjes Kostandino Kacifas, do të kujtojmë përvjetorin e tij dhe me praninë tonë kërkojmë nga qeveria shqiptare një vit më pas si u bë vrasja Kacifa, akoma nuk ka një përgjigje të vrasjes.

Në mbyllje të intervistës Karathanos theksoi se: Nuk na tremben asgjë. Duhet që qeveria greke të mbrojë të gjithë grekët dhe vorioepiriotet ku do jenë në përkujtimore.