Koço Kokëdhima: PS nuk do të qeverisë dot e vetme

956

Themeluesi i Lëvizjes ZGJIDHJA Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” u shpreh se PS nuk do të qeverisë dot e vetme.

Sigurisht që z. Rama mund të ndihet më komfort, por mund të ndihet edhe keq nga ky ekzagjerim i numrit të deputetëve sepse si asnjëherë tjetër më parë në zgjedhje luajtën rolin e tyre blerjet e votave. Asnjëherë më parë nuk janë përdorur masivisht si këtë radhë, paratë, dhe kjo nuk ishte një gjë e pa lajmëruar dhe një gjë e papritur për opinionin publik. Edhe pse me 74 mandate, më lejoni të them atë ndjesinë time dhe besimin tim që Partia Socialiste nuk do të qeverisi dot e vetme.”

Ai shtoi se mendon se PS dhe PD do të bashkëqeverisin.

Unë mendoj se një shumicë e tij duket se prodhon një stabilitet të  madh, por në fakt është një stabilitet i rremë. Këto zgjedhje nuk i kanë shëruar plagët e Shqipërisë, as plagët e zgjedhjeve, as plagët e korrupsionit, as plagët e qeverisjes, vetëm sa i kanë mbuluar ato. Dhe si të tilla unë nuk pres që këto zgjedhje të prodhojnë stabilitet në qeveri, as për ligje. Përligjja  e qeverisjes do të ishte e plotë me zgjedhje të pakontestuara, me zgjedhje me standarde, me zgjedhje që nuk i bëjnë partitë, me zgjedhje që nuk duan para, as para të korrupsionit, as para të hashashit e as para të tjera të pista. Kështu që këto janë zgjedhje të kontestuara. Këto janë zgjedhje të ananimuara dhe e vërteta e këtyre zgjedhjeve është krejt e mohuar. I pranon, si pranon lidershipi i kësaj apo asaj partie, kjo për ne nuk ka ndonjë rëndësi. Prandaj edhe pse janë zgjedhje të shitura unë besoj që duke i ditur këto të vërteta që thashë dhe duke e ditur se sikur ai stabilitet që prodhojnë këto zgjedhje është i rremë, unë mendoj që shumica që do të qeverisë do të bazohet me një bashkëpunim mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike”, tha Koço Kokëdhima.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: