Kush jeni ju z. Braho që sulmoni gazetarin Artan Hoxha?

465

kercenimi i deputetit

Të veshur në pushtet nuk lënë gjë pa bërë edhe kur nuk kanë të drejtë. Gazetaria është një detyrë e shejntë zoti Braho, por gjithashtu edhe një opozitë me qeverinë. Ajo kur nuk do të pajtohet me padrejtësitë dhe shkeljet e ligjit për këdo qoftë nga ju.

Pushteti juaj nuk është përgjithmonë por ai ka edhe një mbarim, por rëndësi nuk ka se sa ndenjët në pushtet, por se çfarë ju i sollët këtij vendi që për kaq vite ju paguan për punën tuaj. Të kërcënosh një gazetar është është gjeja më i neveritshme në një kohë kur ai duhet ndihmuar për të kryer detyrën e tij sa më të mirë.

Problemi në këtë vend të mallkuar nuk është gazetari, por jeni ju politikanë që me punën tuaj të përditshme jeni në mikroskopin e medias, dhe këtë nuk ka burrë që e ndalon dot.

Kërcënimi juaj se : Do ta vizitoj edhe atë kur të shkojë në burg, e kam në çantën time të zezë, Tan Hoxha, e di shumë mirë. Ai nuk e harron atë çantën time, ajo çanta ime ka 6 ndarje dhe një ndarje është për Tanin, por kismet”,  kjo zotni  përbën një rrezik për median e lirë, por edhe për vetë demokracinë.

Gazetaria shqiptare duhet përgëzuar për punën e saj dhe jo kërcënuar, nëse ju kini prova për shpifje e kini fare të lehtë për ti çuar ato në prokurori dhe të bëni kërcënim publik.

Ky veprim për rolin që ju kini si deputet dhe më tej, nuk ju nderon por përkundrazi ju dëmton në imazhin moral dhe atë politik, pasi është drejtësia ajo që vendos se kush duhet të shkojë në burg dhe jo JU…