“Whatsapp” me probleme në të gjithë botën

1021

Gjatë mbrëmjes së djeshjme, aplikacioni popullor i komunikimit në pronësi të “Facebook”, “WhatsApp”, pati një ndërpreje madhore të shërbimin i cili zgjati për disa orë.

“Mbrëmjen e së mërkures përdoruesit e “WhatsApp” nuk kishin qasje për disa orë. Tashmë e kemi adresuar këtë problem dhe ju kërkojmë falje për ndërprerjen”, shkruante “WhatsApp” në një e-mail.

Agjencia e lajmeve “Reuters” raportoi se shërbimi ishte i padisponueshëm në Indi, Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Brazil. Të prekurit ishin përdorues të iOS, “Android” dhe “Windows Phone” shkruan “PCWorld.al”.

Kjo e fundit ka shtuar se në Brazil ku shumica e profesionistëve përdorin aplikacionin për komunikim u detyruan të kalonin në Telegram.

Kujtojmë se “WhatsApp” përdoret prej mëse 1.2 miliardë përdoruesish në mbarë botën dhe është një prej mjeteve më të rëndësishme të komunikimit dhe tregtisë në shumë vende.

“WhatsApp” u ble nga “Facebook” në 2014-n për 19 miliardë dollarë.

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: