Mjeku i Familjes ose sistemi parësor shëndetësor është në gadishmëri, por nuk thuhet publikisht! Pse?!

Opinion

Nga Artur Nura/

Së fundi një debat profesional midis mjekësh dhe politikanësh kanë bërë thirrje që të shfrytëzohet më shumë sistemi parësor shëndetësorë, ose siç njihet gjërësisht Mjeku i Familjes!

Në debate televizive është bërë thirrje që ta vendosin në efiçencë sa më parë këtë ushtri mjekësh të shkëlqyer të cilët sigurisht do ndihmonin me shumë profesionalizëm situatën dhe numrin 127 të Urgjencës e cila padyshim që e ka dhe, do e ketë akoma më të papërballueshme Situatën me telefonata të qytetarëve të cilët për një grip të zakonshëm Dhe nxitur nga paniku kolektiv, i drejtohen këtij numri dhe vetëm atij!

Megjithatë, duket dhe me sa i rezulton redaksisë së Perqasje.com, sistemi parësor ose mjekët e familjes tashmë janë në gadishmëri të situatës kundër koronavirusit në Shqipëri!

Në dy qëndra që ne bëmë verifikim na rezulton që ata tashmë kanë filluar punën me pacientët e tyre kronikë të cilët janë më të rezikuarit dhe mbeten në gadishmëri për çdo nevojë që ata mund të kenë.

Ajo që nuk kuptohet akoma ka të bëjë me faktin pse Task Forca përkatëse nuk ua bën me dije popullatës një gjë të tillë që qytetarët para se të telefonojnë, apo edhe shkojnë direkt të Urgjenca, të konsultohen me mjekun e familjes i cili i njeh edhe personalisht dhe ka në dispozicion kartelën mjekësore personale!?

Pyetja që shtrohet Zoti kryeministër dhe zonja ministre është a janë kjo “armatë” e ruajtjes së jetës në dispozicion të shëndetit publik në raport me epideminë e koronavirusit!?!?

Nëse po, Jo si mjek, por si gazetar që kam realizuar dhjetëra emisione televizive për shëndetësinë, besoj se do ndihmonte shumë në këtë situatë të rëndë!

Jo? Pyetja shtrohet për Task Forcën dhe mjekët! Vetëm ata mund të japin përgjigjen e duhur!