Ndërrimi i pasaportave për të gjashtën herë, loja e kungulleshave?

594

pasaportat nre focus-2Përsëri ndërrim i pasaportave në Shqipëri, por këtë herë për fëmijët nën moshën 16-vjeç. 156 mijë familje do të rifusin përseri dorën në xhep për të rinovuar pasaportat e fëmijëve të tyre. Ministria e Punëve të Brendëshme njofto se afati i fundit i pajisjes me pasaportë biometrike është 31 korriku i këtij viti, bëhet fjalë për pasaportat e lëshuara gabim gjatë periudhës prill 2009 – korrik 2010 për fëmijët nën moshën 16-vjeç.

Gjithashtu MPM njofton qytetarët të vrapojnë sa më parë me qëllim për të shmangur radhët e gjata në muajët e ardhshëm. Kjo prek më shumë fëmijët që janë jashtë shtetit, pasi dhënia e pasaportave nuk duhet të kalojë kufirin 5 vjeçar, ku gabimish nga ky dikaster janë dhënë me aafat kohor 10 vjeçar.

Ministria njofton se në bazë të ligjit 8668 të datës 23/11/2000, për pajisjen me pasaporta biometrike për jashtë shtetit ndryshon afati i vlefshmërisë së pasaportave për këtë kategori shtetasish është 5 vjet, në përputhje me standartet ndërkombëtare, ministria nënvizon se afati 5 vjeçar i vlefshëmëria e pasaportave biometrike për fëmijët 0-16 vjeç është një standart i nohur ndërkombëtar.

Por një gjë është e qartë që brenda 25 vjetesh pasaportat biometrike janë ndërruar 5 herë dhe kjo e fundit shkon në 6 herë, pra një rastësi