Njohja e pensionit, emigrantët Peticion Komisionit Parlamentar të BE

1072

peticioni ne focus news-2Focus News /  Nisma ka filluar dhe nga dita në ditë po rritet numri i emigrantëve të cilët me anën e firmave mbështesin këtë peticion, që ka të bëjë direkt për njohjen e viteve të punës në Greqi. Një problem qe për gati 25 vjet u mohohet me pa të drejtë nga qeveria greke, mbështetur padrejtësisht në kundërshtim me çdo ligj ndërkombëtar nga qeveria shqiptare.

                                                    Kërkesa

Ne emigrantët e Komunitetit Shqiptar në Greqi, me besim të plotë te ju kërkojmë mbështetjen dhe ndihmën tuaj:

  1. Njohjen me ligj për vitet e punuara për marrjen e pensionit, sepse ligjet e një pas njëshme në Greqi për më shumë se 20 vjet na e kanë mohuar këtë te drejtë.
  2. Ligjet e cdo vendi bazuar në konventën Ndërkombëtare të, të Drejtave të Njeriut në Helsink, ku është firmosur nga Greqia në vitin 1951, na jep të drejtën që t’ju drejtohemi juve, pasi kjo Konvent; thekson dhe detzron [do shtet, ku njeriu t; marr pensionin atje ku punon…

 

Me shumë bujë u fol për reformën e pensioneve në Shqipëri, një reformë e cila u realizua brenda 2 javesh, por që dëmtoi më shumë se kushdo dëmtoi emigrantët e pambrojtur.

Shqipëria ashtu edhe Greqia kanë firmosur në Helsink më 1951 Konventën Ndërkombëtare të Drejtave të njeriut, që u jep të drejtën dhe detyron çdo shtet qoftë që njeriu e merr pensionin në vendin ku punon.

Vetëm në Shqipërinë e sotme shkelen këto parime më elementare, shkelen të drejtat e emigrantëve që i detyron këta të koontriubojnë në sigurimet shoqërore si në greqi dhe në Shqipëri.

Firmat po mblidhen dhe së shpejti me anën e një avokati grek do të dergohen në Komisionin Parlamentar të Këshillit të Bashkimit Europian, për të analizuar kërkesën e drejtë të emigrantëve. Po pyetja lind nëse emigrantëve u jepet e drejta e përfitimit të njohjes se viteve të punës për pension në Greqi, a do jetë në gjendje dhe a do të ketë nderin që Shqipëria tu kthejë lekët emigrantëve të cilët të detyruar kanë kontribuar financiarisht?

Edhe pse kemi 25 vjetë në Greqi nuk kemi ndigjuar që një emigrant grek që punon jashtë të koontriubojë për së dyti herë në Greqi. Shqipëria është e detyruar ti kërkojë vendit fqinjë njohjen e viteve të punës për pensione emigrantëve tanë, dhe jo ti detyrojë këta të paguajnë kontribute në vendin ku nuk punojnë, pasi emigrantët janë të ligjshëm dhe jo refugjat.

Të parët që nuk mbështesin këtë inisiativë të emigrantëve janë një pjesë e kryetarëve të disa shoqatave, bile ka edhe nga ata te cilet deri dje ishin në krye te Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi. Janë këta baballarë të kombit në emigracion që dalin nëpër kanalet televizive dhe na mësojnë parimet e demokracise, na mësojnë për miqësinë e dy vendeve, aq sa ne Parlamentin Grek nuk flasin për problemet e emigrantëve , por për politikë. Po kjo në asnjë mënyrë nuk mund të pengojë punën e admirueshme të grupit nismëtar mbështetur më shumë se kurë nga vetë Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, apo dhe Shoqata e Punëtorëve Shqiptar…

peticion ne focus news-3

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: