Ndocaj: Ja çfarë presin gjithë shqiptarët nga Kryeprokurorja Arta Marku

33

Ish-deputeti Eduart Ndocaj në një status në rrjetin social Facebook, ka shkruar se shqiptarët presin që Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku të jetë ‘shën drejtësia e munguar.’

“Unë si lider i një partie demokristiane, me përvojën politike dhe parlamentare jam i prirur të besoj fort tek reagimet e Kryeprokurores Marku në shërbim të çlirimit të politikës nga mafia oligarkike 27-vjeçare”, shkruan Ndocaj.