Neser takimi Meta – Tsipras, përballja me sfida të përbashkëta

547

 

takimi neser

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Meta takon nesër kryeministrin grek z. Aleksis Tsipras, një takim që për nga rëndësia pritet të ketë interest të veçantë për të dy vendet.

Ende nuk dihet axhenta e bisedimeve, por ajo që tashmë dihet si tema më e nxehtë do të jetë problemi Çam, një problem që helenët nuk duan ta ndigjojnë e jo më ta shtrojnë në tavolinë për ta negociuar. Kjo gjë u pa edhe në reagimet e menjëhershme e të ashpra të ministrit te Jashtëm grek z. Nikos Kotzias drejtuar BE, thua se është Shqipëria ajo që ka bërë këtë genocide. Por z. Meta si një politikan me përvojë, me qetësi dhe qartësi di ta përballoj me sukses këtë takim.

Meta si një politikan me përvojë, për momentin duket se ka marrë rolin e një zjarrfikësi duke qetësuar fqinjët, pasi e di shumë mire se integrimi i vendit tone kalon nëpërmjet Athinës.Meta shkon në këtë takim me 7 deputetë të katër partive parlamentare, duke treguar se në vizita të tilla nuk shkohet vetëm ashtu siç jemi mësuar të shohim deri tani. Ky rast i gjithpërfshirës në bisedime të tilla të “nxehta” përbën një fakt që nuk ishim mësuar ta shikonim në takime të shkuara, gjithashtu përbën rastin e pare për politikën shqiptare.

Një çështje tjetër e nxehtë mes dy vendeve siç dihet prej 70 e ca vitesh qendron mbajta ne fuqi të “Ligjit i Luftës”, i cili mban pezull çështjen çame, si edhe disa prona të tjera të shqiptarëve në Greqi.

Këtë radhë politika shqiptare më në fund shkon në këtë takim me nje strategji dhe me një zë të plotë për të negociuar çështjet që qendrojnë ende të pazgjidhura, duke pasur parasysh se këto zgjidhen me qartësi dhe urtësi dhe jo me ultimatume.

Ky takim do ketë të njëtin potagonist, do të ketë njeriun e 2001 që për here të pare ka prekur kur ai ishte kryeministër dhe beri të dridhej në atë kohë ish kryeministrin grek Z. Kostas Simitis. Edhe pse është folur shumë ndaj tij lidhur me bisedimet me ministrin e jashtëm grek z. Kotzia, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Meta ulet për bisedime në tavolinë jo me dublimin e ministrit te jashtëm apo atë të kryeministrit shqiptar.

Meta do ulet për bisedime me kryeministrin grek Aleksis Tsipas në një kohë kur kryeministri shqiptar nuk ka berë asnjë vizitë zyrtare, kjo qendron edhe për homologun e tij.

Meta shkon ne takim për të qetësuar, qartësuar dhe negocuar edhe shumë probleme të tjera të rëndësishme duke mos lënë mënjëanë “Ligjin e Luftës” dhe problemin çam, me mesazhin që,  fqinjët flasin dhe bashkëpunojnë zgjidhjen e problemeve duke u përballur sëbashku ndaj sfidave,si fqinjë të mire nuk asgjë që na ndalon që të diskutojmë për çdo gjë…për sfida të përbashkëta.

Meta ulet për bisedime duke mbajtur një barrë të rëndë, një barrë që duhet ta kishte mbajtur vetë kryeministri i Shqipërisë, po bën atë kryeministri apo ministry I jashtëm të kishin në programin e qeverisë një axhentë të tillë…