“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri”, nuk përmbahet Meta: Ky kërkon “Urdhërin e Tao-Spiropalit”

73

Presidenti Ilir Meta është treguar më surprizues se kurrë me një deklaratë të bërë pak minuta më parë në rrjetet sociale duke kujtuar edhe deklaratën e djeshme të tij në konferenën për shtyp me gazetarët.

Kujtojmë se Meta deklaroi dje se, nëse Europa do të merrte një vendim pozitiv në Tetor për Shqipërinë, ai do ti akordonte kryeministrit Rama dekoratën e “Urdhërit të Skënderbeut”.

Por duke ju referuar edhe deklaratave të sotme të Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit në Kuvend, Meta ka lëshuar një ironi therëse ndaj kryeministrit teksa ka publikuar edhe një foto me këtë të fundit.

“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!”,  shkruan Meta përkrah fotos.

Ky reagim i Kreut të shtetit vjen pas vendimit të mazhorancës për të rrëzuar në seancën e sotme tetë dekretet e tij, mes të cilëve edhe dy koncesionet e rrugëve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren.

O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!