OKB-ja: Vdekjet në Mesdhe një tragjedi, më shumë se 1000 te vdekur

85

Më shumë se 1.000 viktima dhe kjo përseritet për të gjashtin vit radhazi. Më shumë se 1.000 refugjatë humbën jetën në Mesdhe këtë vit, raporton UNHCR.

“UNHCR kërkon urgjentisht rritjen e aftësive të kërkimit dhe shpëtimit, duke përfshirë rifillimin e operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit nga anijet e Shteteve Anëtare të BE-së, dhe për njohjen e rolit kritik të luajtur nga anijet e OJQ-ve në shpëtimin e jetës njerëzore në det.” Zëdhënësi i UNHCR Charlie Jaxley tha në një deklaratë.

Të paktën 15,000 njerëz kanë humbur jeten në vendkalimin Mesdhe që nga viti 2014, tha Organizata Ndërkombëtare e KB për Migracionin.