Papandreou : “Është shumë për të ardhur keq që BE nuk arriti të dërgojë mesazhin e duhur për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”

56

George Papandreou ish-kryeministri i Greqisë në komentin e tij mbi dështimin e BE për të arritur marrëveshje në Samitin për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore tha:

“Është shumë për të ardhur keq që BE nuk arriti të dërgojë mesazhin e duhur për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Duhet të ketë nisma të menjëhershme për të forcuar bashkëpunimin rajonal në Ballkan me mbështetjen e të gjitha vendeve evropiane që besojnë në rëndësinë e integrimit të këtyre vendeve në familjen evropiane”, perfundon në komentin e tij George Papandreou.