Për një bazë të gjërë përfaqësimi

469

agimi i vogelAgim Basha  /  Këto ditë ministrja e emigracionit në qeverinë greke znj.Anastasia Hristodhulopulu, ka zhvilluar një takim me përfaqësitë e komuniteteve të emigrantëve të huaj që punojnë e jetojnë në shtetin grek. Ajo i ka ftuar përfaqësuesit e emigrantëve për të njohur më nga afër problemet dhe shqetësimet që preokupojnë këtë komunitet në përgjithësi.

Sipas informacionit që publikohet edhe në një blog të njohur, marrim vesh se përfaqësuesit e komunitetit shqiptar kanë adresuar një sërë problemesh, dhe çështjesh që me të vërtetë shqetësojnë emigrantët e huaj që jetojnë e punojnë në shtetin grek. Kanë paraqitur një gamë të gjerë çështjesh para ministres përkatëse. Dhe mund të themi se takimi është zhvilluar ”sy më sy” me institucionin e duhur. Fakti është që,prej vitesh janë kërkuar të drejtat e qytetarëve të huaj që jetojnë e punojnë në shtetin helen, por, mënyrat dhe përfaqësimi me të cilën është bërë kjo gjë, gjithmonë ka lenë për të dëshiruar..gjithmonë ka qenë problematik. Nuk e themi këtë gjë, pra, jemi më të rezervuar si të thuash, për takimet e kohëve të fundit, por as përjashtojmë dot se nuk kanë pasur probleme, edhe grupet që kanë marrë përsipër përfaqësimin tonë,në periudhën e,të paktën dy viteve të fundit në këto takime.Të cilat kanë qenë jetike për komunitetin shqiptar, për të sotmen dhe të nesërmen gri të tij.

Kriza ekonomike greke dhe ajo globale kanë bërë punën e vet, e kanë rrudhur guximin e këtyre komuniteteve në rrugën për të kërkuar më shumë të drejta legjitime në interes të tyre. Madje, janë shumë faktorë që e kanë t’kurrur inisiativën e të huajve, për të kërkuar me vendosmëri të drejta kushtetuese të tyre,të drejta që i mbrojnë konventa dhe marrëveshje ndërkombëtare. Mund të themi se bëhet fjalë për disa pak të drejta themelore, të cilat me vendosmëri nuk janë zbatuar, ose janë shfuqizuar me vendime qeverish, që kanë kaluar edhe mbi supet e lodhura të këtyre grupeve që e ndajnë fatin e zi,me ato të qytetarëve vendas.

Por që, paradoksalisht nuk ndodh e njëjta ndarje edhe për të drejtat që u takojnë ligjërisht. Në shtetin helen, në fushën e emigracionit përveç partisë së qendrës së majtë Pasok, nën udhëheqjen e z.Papandreu në një periudhë të shkurtër kohe janë përpiluar dhe zbatuar, edhe pse në mënyrë të kufizuar,l igje që edhe pse kërkonin përmirësim, e vinin sidoqoftë në udhë të mbarë, legjitimimin e emigracionit.

federata e vogelLigji që mori emrin e ministrit përgjegjës për emigracionin,”Ligji Ragkuzi” ndoshta më europiani departament grek në këtë prizëm, i quajtur me këtë eufemizëm, për shkak të qënjes në detyrën e ministrit përgjegjës të z. Ragkuzi. I dhanë frymëmarrje sidoqoftë për një çast, emigrantëve. Por, nuk vonoi shumë dhe ishte po ky Pasok, por tani në duar të tjera (me E.Venizellos kryetar), i cili në bashkëqeverisjen më të vështirë greke me Demokracia e Re e A.Samaras, i dhanë ”grushtin dërrmues” ligjit dhe emigrantëve.

Ishte PASOK-u që i shfuqizoi ligjet që vetë i kishte ndërtuar për të huajt. Emigrantët nuk u ndien, sepse kishin frikë. Por edhe vuanin, ashtu sikurse vuajnë ende krizën e identitetit. Krizën morale.

Vuajnë ende krizën e besimit dhe të kërkimit të të drejtave të tyre legjitime. Po të vëresh me kujdes, ka një habi të tmerrshme nga pjesa dërrmuese e komunitetit nëse dëgjon të thuash për kërkim të të drejtave. Shpesh ato i presim nga shteti, dhe qeveritë. Pas 25 vjetësh, dhe të jesh përsëri në pikën zero, atje nga jemi nisur. Kjo është e pafalshme! Sot pas 25 vjetësh, një çerek shekulli.(Më thoni ju lutem: sa jeton njeriu..?!) dhe të mos të njihen të drejta më elementare, më themelore. Kur,janë mbi dyqind vjet të jetës së Kartës themelore të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të shpallura nga Presidenti Amerikan Abraham Linkoln, (gjashtë parimet e famshme të së drejtës së lirisë së lëvizjes dhe qarkullimit të ideve dhe mallrave etj) dhe të mendosh se sot, diskutohet ”Dilema Makbethiane”..”Të rrosh a të mos rrosh..”, pra,të mos kesh të drejtën e votës, të lëvizjes, etj.

Megjithatë, komunitetet e huaja, nuk lëvizën fare nga vendi, kur u shfuqizua ligji Ragkuzi. As atëherë nuk lëvizën, dhe as në vazhdim nuk e bënë atë. E kërkuan me forma të buta lutjeje e përdëllimi. E kërkuan me biseda dhe takime. Por, kurrë nuk e kërkuan me protesta, me tubime masive me daljen në shesh.

federata e vogel 3Nuk jam partizan i mitingjeve, por e pranoj si një formë të duhur, dhe legjitime, kërkimi. Dil në shesh dhe fol. Ngrije zërin së pari dhe pastaj…ok, shko dhe kërko edhe bisedime. Sepse, edhe grupet që zhvillojnë bisedime e kanë kuptuar se, mund të priten e përcillen si zotërinj nëpër institucionet ku shkojnë, marrin shumë premtime.

Por kalon koha dhe ndodh ajo që thotë populli në këto raste: “Fjalën e mirë dhe gurin në trastë” Nuk besoj se kanë dalë nga moda protestat dhe tubimet nëpër sheshe. Madje, as që e besoj se do bëhen të panevojshme ndonjëherë. Ok! Edhe format e bisedimeve, veç të mirave që bartin, (tregojnë kulturë, civilizim, respekt ndaj fjalës) kanë megjithatë ,edhe më të madh rrezikun e tyre.

Është mirë që organizma të ndryshëm shoqërorë këtu në Greqi, të komuniteteve të huaja, marrin pjesë dhe zhvillojnë takime me ministra dhe politikanë të administratës shtetërore greke në emër të komunitetit shqiptar dhe më tej. Por, më përpara do të ishte e arsyeshme që Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi të zhvillojë takime me palët e tjera,shoqatat dhe organizma të tjerë të komunitetit shqiptar,që nuk kanë përfaqësim në Federatë..!

E gjitha kjo duhet të ndodhë për disa arsye, ndër të cilat më kryesore janë:

Sfederata e vogel 2ë pari, që problemet e mëdha të emigrantëve të shoshiten e gjykohen më mirë, më qartë, dhe më gjerë, nga një gamë më e madhe diskutimi e gjykuesish. Një mendje hiç mendje thotë populli, dy mendje një mendje e plotëson po kështu urtësinë e tij, populli. Pra,që grupi i punës, a i bisedimeve në daçi, të jetë më i qartë për gjithçka do të kërkojë.

Së dyti për faktin që: Në emër të Komunitetit Shqiptar nuk duhet të shkojnë 20 e më shumë përfaqësi të ndryshme, që herë – herë nuk dinë se ç’farë kërkojnë. Mos të ndodhë ashtu siç edhe ka ndodhur në jo pak raste që, njëri prezantohet si përfaqësues i kulturës, tjetri si i shtypit, dhe një tjetër paraqitet si kryetari i gjysmës tjetër të komunitetit.

Fakti që përfaqësuesit e takimit të radhës së fundit, vërtet e kanë çuar zërin e të gjithë emigrantëve, nuk do të thotë se është perfekt. As Federata.(edhe pse ka një votbesim më të gjerë dhe, nuk e mohoj se i njeh mirë problemet e komunitetit.) si organizëm përfaqësues i një pjese të mirë të komunitetit shqiptar, dhe askush tjetër që e ka seriozisht zgjidhjen e hallit,nuk duhet të sillet njëanshmërisht…!

A do të ishte vërtet një hap më i matur, një bazë më e gjerë përfaqësimi në takime të tilla..?!

 federata 3