Si vishet poezia në konceptim

222

Rudina Papajani Mërkuri  /

Jeta që na rrethon nuk është perfekte, duhet të jesh i aftë të jesh vetvetja dhe të gjesh rrugën apo barierat që në dukje duken të pakalueshme.

Në këtë luhatje jetësore gruaja luan rolin kyç sepse asaj i duhet të jetë një nënë e mirë,grua, nuse dhe mbi të gjitha të përballojë stresin që ndoth rëmdomtë në mjedisin e punës. Këto “presione”e bëjnë shpesh femrën të ul tempin e jetës,të mbijetojë dhe të jetë pikë referimi për njerzit që e duan.

Në të gjitha rastet ajo s ndalet vërtet vuan brenda vetes,lufton me ankthin e të përditshmes, por bëhet e plotë me atë buzëqeshjen  e një nënë apo një gruaje. Sepse ajo gjen gëzimin si nënë që lind brenda vetes një njeri të denjë, të pa skllavëruar nga empirikët e kohës. Duke kapur çastin, elementët negative i mposht me fuqinë e shpirtit.

E tillë është gruaja, lufton mbi rezistencat duke dhënë drejtimin e duhur.Mendësia dominuese e një shoqërie maskiliste thellësisht patriarkale e shikon gruan të pavlerë, që duhet t’i bindet burrit, të jetë thjesht një qënie riprodhuese, apo të shikohet thjesht si një objekt.

Evolimi i gruas ka ndryshuar paksa dhe kërkon sensibilizimin e duhur. Përmes alternativave gruaja arrin të modifikojë jetën e saj, duke shmangur disi ankthin dhe stresin, duke tejkaluar ato pragje, ato imagjinata,apo tronditje që e çojnë në labirinte të pakalueshme.

Drejtimi i duhur i saj e kthen në ekujvalencën e një dite apo orëve ku bota, shpirti i saj arijnë të kapërcejnë tablonë e ç ngjyrosur.Ky nocion vaksinues jep shpresën e mendimit,motivin e rendjes së kohës,dritaren apo thjerrëzat e emocionit që vrapojnë në pasqyrat e një gruaje.

Sa e vështirë është të mbijetosh, të gjesh urën apo shtegun e dritës jeshile, të dalësh mbi absurdet e njerzve paranojak apo gënjeshtrat e kohës. Por ti femër qëndron mbi gjithçka  mbi tunelet e padala, mbi ditën që përplaset në platformën e ashtuquajturës “SHTRESË”, sepse je kodi i deshifrimit ,fjala më e bukur, freskia e nurit që nuk dorzohet…

                      Si vjen poezia ime në ditët e sotme

 KAM MALL..PËR KËTË GRUA

 

Kam mall,

për këtë grua,

për flokët e artë,

për verën e të dashuruarve,

për pijen e buzëve me merak.

Më zë malli,

për portën e pritjes,

mbrëmjeve kur hapej ngadalë,

digjem për këtë grua,

kur lotët ja fshija ngadalë.

E nëse verën që vjen,

nuk jemi,

dijeni…jemi aty,

pas pemës,

te gjethet,

në shtegun që s na braktisi kurrë…

 

DRIDHU NËN BLUZËN E VERDHË…

Dridhu nën bluzën e verdhë,

në perëndim të diellit,

sfido Blerimin pranveror,

qeshu e lëmo tokën e njomë.

Mbulo me të puthura poetin,

në të qarat e librit të tij,

E ashtu si relike,

endu në vargjet e një magjistari,

që stuhinë e mëndafsht,

e derdhi në supet e asaj.

Dikur  notoje,

në tymin e mollëve të bardha,

sot preku në fushën e freskive,

mes shikimeve roz…

 

RI ME MUA….

Ri me mua,

e bukura e tingullit ndjenjë,

rrëmbe stuhinë ,

për pak diell.

Ri me mua,

hëna duket e trishtuar,

yjet luajnë në qiell.

Sonte do ri pa gjumë,

do dridhem në shiun e dendur,

si lugat i harruar do fluturoj në qiell,

unë..Ti..dhe krahët e avionit,

dorzuar në diell……

 

Ai…ajo.

Ajo…degë e harlisur,

në krahët e atij,

pjergull e sapo vënë re,

nga shiu hokatar.

Ai ..breg i fortë ,

në supet e asaj,

mal plot maja ,

nga shkuma e valëve të saj.

Përherë do kërcejnë,

do puthen frymërat,

përherë do lind aroma,

valët tekanjoze ,

buzët në pyllin e dendur aty pranë…

 

Duhet një “zemër nudo”…

Që ti të jesh i vetmi,

në rrjedhën pa pikë plumbi,

duhet që zemrën t’a kthesh nudo,

duhet që kapilarët e mavijosur,

ti mpleksësh me damarët e trashë,

e së bashku të kthehen rini e gjallë.

T’a puthësh atë pikë të padukshme,

që sulmon si ushtar i pabindur,

trutë pa emër,

të pushtosh atë gjak numrash,

që në kode të fshehura,

ulërasin për zjarrin e heshtur.

Do të duhen kate të larta,

majë e marrosur,

për të çjerrë botën me andra.

E kupton se sot je binjaku im,

frymë e gjërë në një kraharor që luan,

dritë…në një zemër krejt lakuriq,

përtej pritjes që qan në fund të tunelit…