Sizmologu: “Tërmeti nuk u mat në Durrës.Aksilograma e 26 nëntorit nuk është regjistruar”

165

Aksilograma e tërmetit të 26 nëntorit nuk është regjistruar ne stacionin e Durrësit.

Sizmologu Llambro Duni e konfirmoi këtë pas një pyetje qe iu be dje në mbrëmje nga një teleshikues ne studion e “Open”.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së energjisë në stacionin e Durrësit dhe aty nuk ka patur UPIES.

“Ne po përpiqemi ta rikuperojmë, në momentin që ka ndodhur tërmeti, nuk kam pse e fshe, është fikur energjia. Shpresojmë ta rikuperojmë sepse i gjithë sistemi, nuk po hyjmë dot në memorien e tij për ta njohur dhe marrë si informacion. Presim të rikuperojmë rekordin e 26 Nëqntoprit në Durrës, nëse nuk e njohim kemi humbur një të dhënë”, tha Duni.

(FAXWEB.AL)