Skandal : Drejtësia greke nuk pranon të kryej ADN e të akuzuarit shqiptar, Margjokaj

639

Gjykata e Apelit në Athinë, ka shqyrtuar sot çështjen e të riut shqiptar nga Shkodra, Nikolin Magjokaj i dënuar më heret nga gjykata e shkallës së parë të Athinës me burg të përjetshëm, nënë akuzën për dy vrasje, raporton portali KMA news.

Trupi gjykues i përbërë nga pesë anëtare, ka kundështuar kërkesën e palës mbrojtëse dhe të akuzuarit Margjokaj, për të kryer ekspertizën me anë të analizave të ADN-s. Çështja u dërgua për apelim, pasi pala e akuzuar nuk ishte dakort me masën e dënimit të dhënë me vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar pafajsinë e plotë me pretendimin kategorik se Margjokaj nuk e kishte kryer krimin, dhe sipas tyre dënimi është i padrejtë dhe nuk është bazuar në fakte dhe prova të mjaftueshme.

Sipas palës së akuzuar gjykata mori vendim duke u bazuar vetëm në bazë të dishmitarëve, të cilët për të akuzuarin ishin të manipuluar dhe dishmitarë të rrem, ku një nga dishmitarët, dishmitarja kryesore tashmë ka ndryshuar qëndrim, duke deponuar në favor të të akuzuarit. Më parë ajo deklaroj se ishte kërcënuar nga pala e viktimës që të depononte kundër të akuzuarit. Ndërsa përsa i përket provave materiale gjykata është bazuar vetëm në dy gëzhojat  e armës që ka kryer vrasjet, pasi arma e krimit mungonte, nuk është gjetur ende.

Ngjarja ka ndodhur në maj të vitit 2011 në kryeqytetin helen në Athinë, ku një qytetar grek u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një makin me të cilën udhëtonin tre persona, dy nga të cilët të maskuar, sipas dëshmitarëve. Markgjokaj dyshohej se e kishte kërcënuar një rast viktimën për mes ish të dashurës së tij në faqen e saj të FB.

Sipas policisë viktima kishte publikuar në faqen e tij në FB, një tabelë me mbishkrimin jetoje jetën sikur të jetë dita e fundit. Dhe i akuzuari i kishte shkruajtur ish të dashurës, thuaj kur ta takoj unë vërtetë do të jetë dita e fundit për të. Ky postim ka çuar në arrestimin e të riut shqiptar, të cilin organet e drejtësisë e kanë përdorur edhe si një ndër provat më të forta. Ish e dashura e Margjokajt punonte bashkë me viktimën në një kompani me medikamente kozmetike.

 

Pas ekspertizës balistike të gëzhojës që u gjet në vendin e ngjarjes rezultoj se me të njejtën armë ishte vrarë edhe një person tjetër, kështu që dy gëzhojat, dishmitarët e manipuluar (sipas palës së akuzuar), dhe mos pranimi nga gjykata për të bërë analizën e ADN-s, kanë çuar në masën e dënimit burgë të përjetshëm për Nikolin Margjokaj. Seanca e sotme në Gjykatën e Apelit u ndërpre pasi i akuzuari nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore dhe kërkoj shtyrjen e seancës për një ditë tjetër.

Me sa duket diçka fshihet pas kësaj ngjarje dhe çështja ka gjasa që të përfundoj në gjykatën ndërkombëtare të Hagës,